Nje Leter Vajzes Time

Nje Leter Vajzes Time is written by Kaltrina Ademi

Ti qe akoma nuk egziston, ndoshta nuk do te egzistosh kurre, ndoshta nuk do ta kem fatin te kem vajze apo femije, apo familje. Por ne cdo rast, me shprese qe do te kem, me shprese qe do egzistosh ndonje dite dhe qe do te ndegjoj zerin tend duke care dhe marre fryme per here te pare, me ate shprese po e shkruaj kete pjese.

Vajza ime, ndoshta mami yt ne at moment kur behet mami yt do te kete harruar se si eshte te jete vajze. Ndoshta do te kete harruar se si eshte te jesh e lige, te ndihesh e pasigurte ne vendimet qe i merr, ti kundervyhesh kritikave te njerzve, kritikave ndaj qenjes tende, gjinise tende, vendimeve te tua. Ndoshta mami yt, ne ate dite kur behet mami yt...do te jete aq e forte sa qe i kaharruar dhimbjet qe i ka perjetuar deri ne momentin qe te ka pas ty ne krah.

Njeriu kur i kalon veshtiresite ato fillojne te behen hije ne kujtesen e larget, duken si endrra, duken si dicka qe nuk ka qene kurre.  Dhe ndoshta edhe une, si mami yt, do harroj se si ndihet nje vajze. Ashtu si sot qe nuk mund ta paramendoj dot qe edhe mami im, gjyshja jote, ka qene ndonjeher vajze, e pasigurt ne cdo hap qe ben.
Por dije qe edhe une sot, jam pikerisht si ti qe do te jesh nje dit.

Dhe une sot te shkruaj qe te mesoj nje gje, nje gje qe neser ndoshta do e harroj se do jete aq e vetkuptueshme per mua sa qe do harroj te mesoj edhe ty:
Lumturine tende nuk do e gjesh ne buzet dhe krahet apo mendimet e njerzve te tjere apo shoqerine ne te cilen jeton, dhe as ne krahet e mi dhe duke bere ate qe une te them ty.
Te kerkoj falje nese nje dit do te mundohem ta imponoj se si duhet te jesh, kend duhet ta duash, dhe cka duhet te thot nje femer. Te kerkoj falje shume, se ndoshta do e bej nga frika, ndoshta do e bej nga injoranca por ndoshta edhe nga vet eksperiencat e mia te cilat nuk duhet te ken ndikim tek ti.

Me fal ne cofse, idealet e mia do te duken te padrejta, te papershtatshme, jo te logjikshme per ate cka do te kerkon shpirti yt. Kerkoje ate qe e deshiron vet, ndegjoje ate qe vjen nga thellesia e mendimeve te tua, qe kristalizohet nga cdo keng qe te pelqen, cdo liber qe e lexon dhe cdo eksperienc qe te frymezone te jetosh. Ndegjoje veten, mesohu ta duash veten me shume se cdo validim ekstern, me shume se cdo kompliment dhe me shume se cdo perkdhelje.
Duaje veten.

E di qe nuk eshte lehte, me ra ne dashuri me dicka qe ndoshta nuk perputhet me idealet qe te tjeret i presin nga ti. Besom qe nuk eshte asnjehere lehte, te jesh person i drejt-perdrejt, qe ngrite zerin larte ne nje kultur e cila e sheh idealin e femres si dicka te kundert nga kjo. Mami yt e ka pas shume veshtire ta don veteveten, kur nje kultur e tere i thoshte qe personaliteti i saj "i forte" nuk perputhet me idealin "femeror". Por dije qe mami yt, sot si vajze, e ka kuptuar qe lumturia e saj nuk gjindet ne idealin e te tjerve, dhe ashtu nuk do gjindet as lumturia e jote.

Dhe ndoshta ky tekst po  tingllon se une dua qe ti te jesh narcizoide apo vetijake qe te jesh e lumtur por me lejo te mesoj qe: Njeriu kur nuk e do vetveten nuk eshte ne gjendje te pranoj as te jap dashuri te pastert askund, dhe nuk do te mund te luftoj per lumturine e vet asnjeher. Asnjeher, asnjeher dhe asnjeher.

Forca e vendimet e tua do te jete rezulltat i dashurise ne ate qe je, dhe ate qe deshiron te jesh. Mami yt, sot, si vajze e ka kuptuar teorine e kesaj qe thote por per fatkeq nuk e jeton cdo dite, nuk e jeton me plot besim aq sa duhet. Por ndoshta nje dite, dhe e di qe ajo dit do te vije, ajo do e jeton cdo dit dhe do i duket aq lehte sikur ti mbush mushkerinjt me oksigjen. Dhe ndoshta ate dite, shpresoj qe ate dit dhe asnje dite me heret, do te behem mami yt.

Se vetem athere e meritoj te jem mami yt.