Dedikim Femrave të Dhunuara Gjatë Luftës ne Kosovë

Dedikim Femrave të Dhunuara Gjatë Luftës ne Kosovë is a poem dedicated to the survivors of sexual violence in the Kosovo War and is written by Kaltrina Dulaj

Arsyeja pse e kam shenuar kete poezi është sepse kam pasur rastin ta njoh një grua qe ishte viktimë e dhunes nga lufta ne Kosovë, dhe më rrëfeu rastin e rendë qe i kishte ndodhur. Dhe kam lexuar shum histori te viktimave të luftës qe me kan prekur thellë në zemër. Dua të ju ndihmoj femrave që kan të njejtin problem, sepse ato kan më së shumti nevojë për mbështetje.


Vazhdoj të ec ende në këtë botë mizore, me zemër t’coptune,
me kamb e gjunjë të përgjakur, e me shpirt të ngrirë. 

Vazhdoj edhe sot të hec e lodhun, e mposhtun, e rraskapitun,
e vetme, se ikën të gjithë, mlan n’harresë, në nji erresirë qe ban dritë tzezë,
e në nji heshtje që ban shumë zhurmë, mlan vetem me nji dhimbje që ma grryen shpirtin,
e tash mka mbet vetëm hestja si mike. 

Për mue ma as dielli nuk lind, e as nuk perendon, e buzëqeshja ka kohë që mka harrue. 

Kush jam unë? A kam ardhë n’këtë jetë vetëm me përjetue dhimbje?
Apo ky asht nji ndëshkim që jam femër?
Se për mue ishte mallkim që kam lind femër,
po nga kush isa e mallkuar, nga jeta, njerëzit apo vetvetja?

Mallkuar qofsh o mallkimi im, se edhe n’mesin e të gjallëve, mban të ndihem e vdekun.