E Patrembur

E Patrembur is a poem written by Agoneta Zukaj

Kur ti nënë mua vajzë me linde
Më trego, çfarë ndjenjë kishe ti ?
Ishe e hareshme dhe krenare?
Apo kishe merak dhe kishe frikë?

A kishe ankth që zjarri në sy
Do perpiqet të shuhet nga shumë e shumë
Dhe që në rrugen e jetës plot kthesa dhe lugina
Liria nuk do ishe në fund

"Të jesh si Zana e Malit" gjithmonë më thoje
E bukur, e mencur, dhe plot trimëri
Me duar të ngrohtë po me sy frikësues
Që terë burrat e botës do ta kene zili

"Dhe mos u shqetëso" me thoje "bija ime’’
‘’Nese kjo forcë sjell me vete veteminë"
"Do jetosh si Shqiponja", një bukuri të fuqishme
Edhe pse vetë, në pavarësi